MENU
klinika

"Sa te dalë Meta nga zyra, shkallmo derën dhe..."

Presidenca tjetër reagim: Meta ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës

20.11.2019 - 15:50

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka reaguar sërish për përplasjet e fundit institucionale në vend dhe për “presionet” e maxhorancës për shkarkimin  e Metës nga detyra.

Pas deklaratës së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili me ironi  komentoi shtyrjen e afatit për komisionin hetimor të ngritur ndaj Metës, ka ardhur menjëherë një përgjigje nga presidenca.

Paloka theksoi ndër të tjera me një status se: “Pse e zgjat kot Rama shkarkimin e Presidentit?! Eksperiencen e 30 qershorit e ke, prit sa te dali Meta nga zyra, shkallmo deren e zyres dhe e zgjidh problemin”-shkroi Paloka në rrjetet sociale.

Me një status në “Facebook”, Tedi Blushi thekson se kreu i shtetit, Ilir Meta, ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një ushtar i bindur në mbrojtje të Kushtetutën së vendit. Presidenti i vendit ka deklaruar se ai mund të shkarkohet për shkelje nga ana e Kuvendit, por jo nga ky aktuali, pasi sipas tij, ky institucion është ilegjitim. Ai shpreh bindjen e plotë se çdo thirrje që do t’u adresojë shqiptarëve, ata do t’i përgjigjen  për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë.

Regimi në Facebook:

Lidhur me sugjerimin e z.Paloka që Parlamenti (e përsërisim qartë se ka vetëm 82 deputetë legjitimë, sipas deklaratës së qartë që ka bërë Presidenti Meta në Pogradec në 20 mars 2019), të shkarkojë Presidentin apo sugjerimi tjetër që të pushtojnë Presidencën kur Presidenti Meta të mos jetë në zyrë, u bëjmë të qartë të gjithëve:Të mos shohin ëndrra të tilla, sepse të gjithë shqiptarët e dinë se Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES.

Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS.