MENU
klinika

U jepet titulli “Mjeshtër i Madh”

Presidenti dekoron 4 ikona të futbollit

05.11.2019 - 16:14

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vijuar të nderojë figurat e sportit. Dita e sotme ka qenë e veçantë për katër figura të futbollit shqiptar.

Bëhet fjalë për ish-futbollistët, Ilias Çeco, Faruk Sejdini, Skënder Gega dhe Gani Merja, i cili është ndarë nga jeta. Këto figura të nderuara janë pritur nga presidenti, i cili i ka dekoruar me titullin “ Mjeshtër i Madh”.

Në fjalën e tij, presidenti Meta theksoi se të tillë emra janë shembuj dhe modele për të gjithë të rinjtë të cilët duhet të kuptojnë se pa sakrifica, pasion dhe profesionalizëm, nuk mund të ketë sukses.

Shembujt e këtyre do të mbeten një vlerë e pamohueshme për ata si njerëz dhe për sportin që kanë ushtruar. Këto janë momente që na bashkojnë të gjithëve pranë vlerave që trashëgojmë.

Figura të tilla, po ashtu janë modelë për të gjithë të rinjtë tanë, që ta kuptojnë se pa sakrifica, pasion dhe profesionalizëm, nuk ka sukses”, – tha Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


50-vjetori i ndeshjes historike

Presidenti dekoron ikonat e basketbollit