MENU
klinika

Pas tërmeteve që goditën vendin

Pendarovski i telefonon Metës: Gati t’ju ndihmojmë!

26.11.2019 - 13:35

Maqedonia e Veriut është solidarizuar me Shqipërinë, duke ofruar ndihmë pas tërmeteve që goditën vendin mëngjesin e sotëm.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i telefonoi sot Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Presidenti Pendarovski i shprehu Kreut të Shtetit shqiptar ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë.

Gjithashtu, Presidenti Pendarovski i shprehu Presidentit Meta, solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave të emergjencave civile maqedone për të ndihmuar Shqipërinë.

Pak para tij, kryeministri Zaev gjithashtu ofroi ndihmë.

“Me shqetësim po ndjekim lajmet për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Tërmeti i fuqishëm , që po e ndjejmë edhe ne, drejtoi vëmendjen tek fqinjët tanë. Shprehim ngushëllime më të sinqerta me të afërmit e viktimave dhe shpresojmë se së shpejti do të ringriten nga pasojat. Që në mëngjes jam në komunikim me institucionet e Shqipërisë dhe jemi të gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.