MENU
klinika

Gjejeni çfarë...

Problemet që vetëm vajzat me flokë të gjatë mund t’i kuptojnë

26.11.2019 - 16:05

Nami po të dalësh nga shtëpia pa një llastik flokësh me vete. Më mirë të kesh harruar pantallonat, këmishën ose çelësat e shtëpisë.

Të bindësh veten që llastiku i flokëve në kyçin e dorës është një element chic.

Flokët që të kapen te shalli në dimër. Dhe tani ke një prerje kare që as nuk e doje.

I kap aq shpesh flokët bisht sa habitesh pse thua që ke flokë të gjatë. Çdo ditë mendon: mos duhet t’i pres kur më pëlqen si rrinë të kapura? Sepse fundja është si t’i kisha të shkurtra me një sekret prapa kokës.

Horrori kur gjen qime në ushqim. Ka shumë mundësi të jetë jotja, po sikur mos të jetë?

Zoti të ndihmoftë nëse je duke bërë seks dhe je sipër. Ose poshtë. Në fakt, në çdo pozicion, do përpiqesh të heqësh flokët nga goja në mënyrë tërheqëse.

Nxjerr një lëmsh të madh flokësh nga pileta e dushit. Nuk po e zgjasim më.

Kur kap flokët bisht në palestër, por është përsëri aq i gjatë sa të ngjitet te sqetullat. Kështu që ti duhet të bësh një topuz në majë të kokës, që ndoshta nuk është aq keq, por të bën të dukesh si një grua e moshuar duke gatuar.

Kur majat digjen, por ti nuk mund t’i presësh sepse do humbasësh identitetin e asaj me flokë të gjata. Ose thjesht nuk do t’i presësh vitet e ardhshme, sepse do të kesh flokë sirenash.

Të presësh 9 vjet për t’i tharë. Stinët ndryshojnë, shumë muaj kalojnë, shumë vakte konsumohen. Është një sagë e vërtetë.

Gjen flokë gjithandej. I gjithë apartamenti është një vend për të mbledhur qimet e rëna të flokëve.

Shkëlqyesi ngjitës i buzëve… jo! Duket sikur flokët e dinë që e ke vënë dhe duan t’i ngjiten.

Krehja e flokëve është një punë e rëndë. Mund të llogaritet si ushtrime force, sepse të lodh aq shumë e t’i bën krahët të fortë.

Flokët ngecin në zinxhirin e xhupit. Sa herë që e vesh.

Kur një djalë po t’i kalon gishtat në flokë dhe ty të ka kapur frika, sepse e di që ai do gjejë një nyje. Nuk jemi kafshë! Kështu u ndodh njerëzve me flokë të gjaaaatëëëëë!

Varësja jote nuk është më varëse. Është varëse me qime të ngecura në të si një mizë në rrjetë.

Sasia e shampos dhe balsamit që të duhet të bën ta blesh me kile. Një herë në javë. Të bën të ndihesh si një kalë.

Nëse fle me flokët e lëshuar, do mbytesh në gjumë. Prandaj duhet t’i kapësh çdo natë si një nuse e 1800-ës dhe prapë ngrihesh me një masë të shkatërruar flokësh si të të kishte sulmuar dikush në gjumë.

Te parukierja. Në çdo prerje të re, ke një frikë të fshehtë mos do bëhesh si Rachel e Friends.

Kur poston një selfie në Instagram dhe flokët janë aq të gjatë sa nuk i nxë kuadrati. Cili është fokusi?

Kur papritur ndjen diçka në këmbë dhe bëhesh qull në djersë nga frika mos është ndonjë krimb ose më keq akoma gjarpër, por në fakt është vetëm një fije floku. Që do të thotë që janë aq të gjatë sa të trembin.

A ia vlejnë të gjitha këto? Oh, po! Sepse je një princeshë e bukur që çdo vajzë e vogël e ëndërron.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën