MENU
klinika

Ja çfarë thonë shifrat!

Projekt-buxheti 2020/ Sa do të ulet borxhi publik?

11.11.2019 - 11:37

Gjatë vitit 2020 borxhi publik neto parashikohet të reduktohet rreth nivelit prej 62% e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga rreth 64% i pritshëm për vitin 2019.

“Konsolidimi fiskal do të vijojë edhe në periudhën afatgjatë, në përputhje me objektivin afatgjatë të stimuluar në ligjin organik të buxhetit për reduktimin e borxhit publik poshtë nivelit prej 45% të PBB-së dhe mbajtjen e tij poshtë këtij niveli”, thuhet në relacionin e projektbuxhetit për vitin 2020.

Në të njëjtën kohë, ky konsolidim fiskal në terma të borxhit publik dhe deficitit, sipas projektbuxhetit, do të vijojë të shoqërohet me një kompozim të shëndetshëm midis shpenzimeve korrente dhe investimeve publike.

Shpenzimet për investime publike të programuara në buxhetin e vitit 2020, si dhe në periudhën afatmesme vijojnë të jenë mbi 4.5% e PBB-së, nivel i cili është mesatarisht rreth 3% e PBB më tepër se sa defiçiti buxhetor i targetuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbështetet arsimi dhe shëndetësia

Dërgohet në qeveri projektbuxheti për vitin 2020