MENU
klinika

"Drafti i propozuar nuk është draft i mbyllur"

Projekt-rezoluta/ Balla: Nuk jemi kundër politikës së jashtme

07.11.2019 - 15:44

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë sot në mbledhjen e Komisionin të Sigurisë Kombëtare, ku u shqyrtua Projekt-Rezoluta “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Në fjalën e tij Balla tha se drafti i propozuar nuk është një draft i mbyllur, por është një iniciativë e hapur për tu pasuruar me të gjitha komentet dhe me të gjitha propozimet nga të gjithë deputetët e të gjitha grupimeve politke dhe grupeve parlamentare.

“Drafti i propozuar prej meje nuk është një draft i mbyllur, është një iniciativë e hapur për tu pasuruar me të gjitha komentet dhe me të gjitha propozimet nga të gjithë deputetët e të gjitha grupimeve politke dhe grupeve parlamentare.

Biem dakord të gjithë që orientimi i Shqipërisë është ai pro europia, pro NATO dhe ndërmarja e iniciativave të tilla nuk bie ndesh me strategjitë tona kombëtare të sigurisë dhe politikës së jashtme, por ëshët një rikonfirmim i qasjes 100 % në të njëjtën linjë të politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të BE-së.

Për shkak të kësaj qasje komisionerja për Politikën e Jashtme e BE, Mogherini ka shprehur gjithmonë që Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që e ka këtë njëhësim të politikës së jashtme 100 % me atë të BE.”

Sipas Ballës është shumë i rëndësishëm përqasja e politikës tonë të jashtme dhe politikës së sigurisë kombëtare me të njënjtin qëndrim që ka mbajtur Parlamenti Europain në rezolutën e miratuar 10 tetor 2019.

Rezoluta e PE ka vërejtur me shqetësim se në Bashkimin Europian apo në SHBA rastet e ndërhyrjes Ruse në proceset elektorale janë në rritje, dhe prej vitesh, vendet anëtare të BE-së ndalojnë plotësisht ose pjesërisht dhurimet e huaja për partitë politike ose kandidatët.

Me gjithë rregullimet në legjislacion të brendshëm, aktorët e huaj gjejnë mënyra për t’i anashkaluar ato rregulla. Në vitin 2018 BE mori një vendim in extremis kur njoftoi zyrtarisht nisjen e “luftës kundër dezinformimit”, e cila u ndërmor për të mbrojtur zgjedhjet që u zhvilluan për Parlamentit Evropian 2019.

Mënyra e parandalimit të ndërhyrjeve të huaja për Eurodeputetët është një iniciativë e përbashkët si forcimi i Task Forcës së përbashkët East StratCom. Nëse analizojmë iniciativat e brendshme rregulluese të vendeve anëtare të BE-së për të adresuar këtë fenomen konstatojmë që nuk ka një formulë të vetme.

Belgjika dhe Danimarka kanë një qasje të përfshirjes së shoqërisë civile në adresimin e lajmeve të rreme. Franca, Gjermania dhe Anglia kanë një legjislacion të fortë në lidhje me dezinformimin dhe përhapjen e lajmeve të rreme.

Argumentimi mbas këtij ligji lidhej me rrezikun që përhapja e lajmeve të rreme i shkakton demokracisë dhe se Gjermania, Britania dhe Italia tashmë kanë ndërmarrë legjislacionin përkatës për të luftuar këtë fenomen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN