MENU
klinika

Vuçiç i përgjigjet paralajmërimit amerikan

Pse po e armatosim Serbinë dhe a do marrim S-400 nga Rusia?

10.11.2019 - 17:29

Pavarësisht sanksineve që Amerika paralajmëroi për Serbinë nëse do të vijonte të blinte raketa kundër ajrore pjesë e e një sistemi të sofistikuar nga Rusia, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se“Serbia vetëm blen armë mbrojtëse, e nuk do të blejë armë që mund ta vendosin atë nën sanksione”.

Ky reagimi i Vuçi ka ardhur si përgjigje ndaj paralajmërimit se nuk mund ta marrë S-400 nga Rusi.

“Serbia është duke e armatosur veten sepse është një vend i lirë. Një vend që nga të gjitha anët është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, me të cilat ne duam marrëdhënie të mira. Por ne nuk do të jemi bambi ata të na gëlltisin”, tha Vuçiç për median shtetërore të Beogradit.

Ai theksoi se kurrë nuk do të lejonte që Serbia të ishte aq e dobët sa në vitet ’90, duke thënë se “nuk mund të jemi aq të dobët sa nuk mund as të mbrohemi.”

Ai thotë se merr vendime të mençura për blerjen e armëve në përputhje me paratë që ka Serbia.

I pyetur nëse Serbia do të blejë raketa S-400, Vuçiç tha se është një armë tërheqëse, por që Serbia nuk ka ndërmend ta përvetësojë atë sepse nuk ka para.

Në mbështetje të këtyre armëve tërheqëse, Vuçiç thotë se kur një vend ka armë të tilla, askush nuk mund t’i sulmojë ata më.

Në të njëjtën kohë, presidenti serbe tha se askush nuk pyeti se çfarë dhe nga kush po blinin armë Kroacia dhe Shqipëria.

“Askush nuk i kërcënon ata kur të blejnë helikopterë e blinda nga Amerika dhe Gjermania”, tha Vuçiç.