MENU
klinika

Kë ka ftuar në takim?

“Puç kushtetues”! Surpriza e pabesueshme e Metës

16.11.2019 - 18:45

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim edhe fondacionin e Shoqërisë së Hapur “SOROS”.

Kështu shkruan BalkanWeb, dhe ftesa është për një takim javën e ardhshme. Kjo duket e pabesueshme, për faktin se Presidenti Meta ka sulmuar ashpër Sorosin, me deklarata publike.

Mësohet gjithashtu se ftesa e Metës për fondacionin “Soros” është për puçin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit iu ka dërguar një ftesë edhe përfaqësuesve së shoqërisë civile, që janë të angazhuar me Reformën në Drejtësi.

Kjo është ftesa e tretë e Ilir Metës, pasi po sot ka ftuar edhe Lulzim Bashën me të gjithë aleatët, si dhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar.