Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj në Tiranë, në Pallatin e Brigadave.
Rama u shpreh se shqiptarët në bashkëpunim me ndërkombëtarët do të bëjnë vlerësimin e banesave dhe pas kësaj do të bëhet edhe kompensimi i banorëve.
“Ju si ambasadorë jetoni këtu dhe e njihni vendin. Iu kam dërguar ngushëllime liderëve në Mbretërinë e Bashkuar. Njerëzit kanë frikë, ata janë të pasigurt. Njerëzit duan që gjërat të bëhen më mirë. Njerëzit po flenë jashtë. Dua të falënderoj miqtë tanë, ambasadorin holandez, liderët e Lindjes së Mesme, edhe kryeministri danez më shkroi një mesazh shumë të bukur.
Duke dalë te ajo që po thosha, duhet të punojmë së bashku. Vlerësimi i ndërtesave duhet të bëhet me katër sy, dy me ata të shqiptarëve dhe dy me ata të ndërkombëtarëve. Duhet të ndërtojmë shtëpi të reja për ata që nuk kanë. Duhet të jenë banesa tepër të mira, ku të mos hyjë uji, as lagështia. Ne mund të bëjmë më të mirën për këta njerëz. Më pas sigurisht është problemi i madh i financimi të gjithë operacionit. Nesër do të takohem me komitetin Kombëtarët të Ndërtimit”– tha Rama.
Edi Rama ka ftuar sërish opozitën që në këto çaste të vështira, palët politike të bashkohen për të përballuar sfidën.
“Uroj që opozita të bashkohej me ne, i kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues dhe të sjellin idetë e tyre. Nuk është fjala këtu kush është më inteligjenti.
Kemi kohë kure kjo të kalojë që të zihemi se kush është më i mençuri e kush është më i miri. Tani është koha të përballemi me sfidën, për të marrë vendime për më të mirën për vendin tonë. Shpresoj që të vijnë”- deklaroi Rama.