MENU
klinika

Jo Mini-Shengen, por...

Rama: Kush flet për Shqipërinë e Madhe dhe Jugosllavinë të heshtë!

10.11.2019 - 13:10

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp në Ohër, në kuadër të projektit për Shengenin Ballkanik, deklaroi: “Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi”.

Në prani të presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiç, kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj të gjithë zërave skeptikë, ndërsa theksoi se nuk ka ide për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ apo dhe Jugosllavisë së re. Ai tha se ata që mendojmë kështu, duhet të heshtin.

“Një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”, kush e tha këtë fjalën mini. Duke qenë se jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini. Është Wester Balkan Schengen. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakrodësinë e palëve të tjera, si të Serbisë. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kjo ka dakrodësinë e palëve të tjera, si të Serbisë. Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi. Kush flet për Shqipëri të Madhe kur unë flas për heqje kufiri, do duhet që thjesht të heshtë. Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, -tha Rama.