MENU
klinika

70-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Kinë

Rama për “Shengenin Ballkanik”: Do shtohen turistët kinezë

11.11.2019 - 20:20

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal sërish tek dobia e lëvizjes “Shengen” në Ballkanin Perëndimor në çeljen e ekspozitës “Përtej Kujtimeve” në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës.

Ai tha se nisma për të lëvizur pa viza në gjashtë vendet e Ballkanit do të krijojë një frymë pozitive për ekonominë . Sipas tij, turistët kinezë nuk do të kenë më kontrolle të dyfishta sa i takon dokumentacioneve.

“Me çuarjen përpara të marrëveshjes së shengenit, ne besojmë se vitin e ardhshëm do të kemi një bum turistësh kinezë pasi në muajt në vijim do të dakordësojmë se për turistët kinezë nuk do të jetë e nevojshme të këtë më shumë se një pikë hyrëse në aspektin e dokumentacionit  dhe në të gjithë  zonën ku do funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur që ata do të lëvizin pa viza. Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë numrin më të madh të turistëve kinezë, mundësia për të ardhur në Tiranë qoftë përmes aeroportit pa viza, qoftë  përmes rrugës nga Maqedonia e Veriut  pa vizë, do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës tonë në raport me kërkesën në rritje dhe përfshirja e të gjitha vendeve në këtë hapësirë për turistët kinezë nuk do të jetë as më shumë dhe as më pak, por një energji që sot ne nuk arrijmë ta perceptojmë aq sa duhet dhe aq si duhet në funksion të ekonomisë së turizmit”-tha Rama.