MENU
klinika

“Samiti i Ohrit”

Rama tërheq sërish vëmendjen e mediave maqedonase, ja pse…

10.11.2019 - 08:47

Ateletet e kryeministrit Rama në samitin e Ohrit kanë tërhequr vëmendjen e mediave maqedonase.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbetur i qëndrueshëm në stilin e tij që nga takimi i fundit. Edhe sot ai u paraqit në një takim trepalësh me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç me atlete të zeza Adidas dhe një kostum të errët” shkruajnë mediat maqedonase.

Dhe në korrik 2017, në samitin e Triestes, kryeministri shqiptar u paraqit me një kostum dhe atlete të bardha.

Gjatë atij samiti, ai pati takime me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.