MENU
klinika

Isuf Kalo tregon 'të pathënat'

Raporti i Shqipërisë dhe Kinës në 1976

10.11.2019 - 16:35

Gjatë intervistës me Profesorin Isuf Kalon për portalin Konica.al nuk është lënë pa përmendur dhe marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kinës në vitet 1976.

Mentor Nazarko: U sigurua aleanca me kinezët…

Isuf Kalo: Edhe sikur të mos sigurohej, nuk do të ndodhte ndonjë gjë

Mentor Nazarko: Ai humbi qartësinë..

Isuf Kalo: Ai e dinte që me kinezët rrodhi miqësia për bukuri, dhe ata nuk kishin asnjë interes që të ndërynin tek ne na ndihmuan dhe me ndihma madje.

Por befas rrodhi ngjarja tek Tito, dhe më vonë u kërkua një bashkëpunim me Jugosllavinë.

Nuk mund të mbahej dot vendi me ideologjinë e kinezëve.  Të vetmin gjest që ka bërë Tito ka qenë kur u bë vizita në Tropojë që në qoftë se rusët do të mbështesnin Jugosllavinë edhe ne gjithashtu do të bënim të njëjtin veprim. Kështu që pas kësaj erdhi një relaksim mardhëniesh, pati një pranverë.

Mentor Nazarko: Një moment interesant në vitin pas infarktit, ishte lobi kinez dhe Jugosllavë u përplasën për pasurimin…

Isuf Kalo: Unë nuk jam ekspert i fushës. Por perceptimi është që interesi jugosllavë ka qenë padiskutim, një rrugë ka qënë dhe dërgimi i kosovarëve për agjentë. Nuk ka qenë e zorshme që të bëhej një penetrim i tillë. Ishte ky tensioni…

Mentor Nazarko: Po për kinezet, a ka patur një përpjekje të tyre për të përcaktuar pasardhësin?

Isuf Kalo: Mjekët kinez erdhen për infarktin. Në atë koëh marrdhënjet kanë qenë të mira. Në kohët që kinezët bënin këtë presion për bashkimin me Titon ka qenë Mehmeti më i kërcënuar, për shkak të preferencave të kinezevë për udhëheqjen e re. Ndoshta ky ka qenë dhe pastrimi në qeveri.

Shënim: Intervistën e plotë e gjeni në videon e mësipërme dhe frazën në minutën 46:25 sekonda.