MENU
klinika

La Liga, java 15

Real Madrid ia del me Alaves dhe merr kreun

30.11.2019 - 14:56

Real Madrid ka vuajtur përsëri në kampionat, në transfertën me Alaves, por gjithsesi, në fund ka fituar 2-1, rezultat që e mban në krye të renditjes provizore.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, edhe pse rastet ishin të shumta. Ndeshja do të zhbllokohej nga Ramos në 52’, pas krosimit të Kroos.

Megjithatë, vendasit nuk dorëzohen dhe barazojnë me Perez në 65’. Futbollisti i Alaves tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ishin minuta të mira të vendasve.

Pas katër minutash, Carvajal rikthen avantazhin, që do të mbeste në fuqi deri në fund. Në mbrëmje, luhet Atletico Madrid-Barcelona dhe kësaj here Real Madrid bën tifo për “kushërinjtë”.