MENU
klinika

La Liga, java 14

Real Madrid përmbys Sociedad dhe kap Barçën

23.11.2019 - 22:58

Real Madrid ka vuajtur në pjesën e parë, por gjithsesi ka përmbysur 3-1 ndaj Sociedad në “Bernabeu” dhe arrin Barcelonën në krye të renditjes.

Ndeshja ka nisur mirë për vendasit që janë ndëshkuar pas vetëm 2 minutash lojë nga Willian Jose, i cili ka përtuar nga një gafë e Ramos. Reagimi i madrilenëve ka ardhur në minutën e 37-të me Benzema.

Vetëm Messi (29) dhe Lewandowski (28) kanë shënuar më shumë se francezi në pesë kampionatet kryesore të Europës në 2019-ën (25 gola për Benzema, po aq sa Mbappe).

Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka ardhur përmbysja e vendasve. Goli është shënuar nga Valverde, i cili është ndihmuar edhe nga një devijim. Skuadra e Zidane ka siguruar tri pikët në të 74-ën me një gol të bukur të Modric.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN