MENU
klinika

Reduktimi i TVSH-së

Strukturat akomoduese/ Ministria shtyn afatin e aplikimit

17.11.2019 - 13:48

Të gjitha subjektet që operojnë si strukturë akomoduese, kanë detyrim të aplikojnë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për t’u pajisur me certifikatën e kategorizimit brenda datës 31.12.2019.

Qëllimi i këtij veprimi është reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese.

Çdo subjekt, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, është i detyruar të aplikojë pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për t’u pajisur me certifikatën e kategorizimit brenda datës 31.12.2019, për të përfituar shkallën e reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese.

Ky dikaster ka vendosur të shtyjë afatin fillestar për këtë proces, që ishte data 31 tetor e këtij viti. Ndërkohë që, referuar rregullores çdo subjekt ka të drejtë të aplikojë për një prej tetë kategorive që mund të jetë “Bujtinë”, Hostel, Kamping, hotel apo motel. Gjithashtu, të tjera kategori janë resorti, Qendra Kurative apo fjetje dhe mëngjes.

Të gjitha kategoritë e sipër përmendura duhet të përmbushin një sërë kriteresh që lidhen me kushtet që ofron struktura akomoduese përkatëse, duke filluar me kushtet e dhomave, tualeteve, shërbimit të mëngjesit, kuzhinës apo stafit.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, qëllimi i gjithë këtij proçesi është rritja e cilësisë së shërbimeve në strukturat akomoduese, ulja e informalitetit si dhe krijimi i bazës së të dhënave statistikore për fushën e turizmit.

Kategoritë e strukturave akomoduese:

-Bujtinë ;

-Fjetinë (Hostel);

-Kamping;

-Hotel;

-Motel;

-Resort;

-Qendër kurative;

-Fjetje dhe mëngjes (B&B).

Cilat kompani do të largojnë mijëra punëtorë?

Sektori i industrisë gjermane, më i prekuri nga kriza!

Më të paguarit, sektori financiar dhe…

Sa kushton një orë pune në Shqipëri?

Sa do të jenë vlerat për çdo sistem të miratuar

Vendimi/ Qeveria financon familjet për ngrohjen!