MENU
klinika

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit

Regjisorja më e mirë e “Othello”

11.11.2019 - 13:38

      Është nderuar me çmimin e parë, si regjisorja më e mirë për shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit”, Blerta Neziraj. Pjesa që u ngjit në skenë është prodhimi i fundit i Qendrës Multimedia.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, “Othello”, u mbajt nga data 3 deri më 8 nëntor në Gostivar, të Maqedonisë së Veriut. Përgjatë pesë ditëve, në kuadër të këtij festivali u organizuan një varg aktivitetesh, po ashtu edhe shfaqje të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

Qendra Multimedia u prezantua me shfaqjen “Pesë stinët e armikut të popullit”, me regji të Blerta Nezirajt e tekst të Jeton Nezirajt, aktorë: Armend Smajli, Shpetim Selmani, Verona Koxha, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj si dhe muzicientë: Tomor Kuçi, Arbër Salihu dhe Drin Tashi.

 

Nga ky festival ata nuk dolën pa një çmim, për të cilin ata janë mirënjohës për një festival si ky.