MENU
klinika

Duka flet për mediat italiane

“Reja nuk rrezikon, Hysaj meriton më shumë”

20.11.2019 - 12:07

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i intervistuar nga emisioni “Punto Nuovo Sport Shoë”, në “Radio Punto Nuovo”, ka folur për Kombëtaren shqiptare, Elseid Hysajn dhe për rinovimin e kontratës së Reja-s.

EURO 2020“Do të isha i kënaqur nëse do të ishim kualifikuar, futbolli ky është. Ne bëmë mirë në disa ndeshje, më pak në të tjera, ishim të paqartë dhe mblodhëm pikët që merituam.

Ne e filluam keq me Turqinë, në shtëpi, dhe ishim të pa fat në ndeshjen e kthimit. Ne nuk u përqendruam në të gjitha sfidat, bëmë shumë mirë në ndeshje të caktuara, dhe në të tjera, si ato me Andorrën, shumë më pak”.

EDY REJA – “Ai nuk rrezikon asgjë, Reja ka bërë një punë të mirë. Me siguri ai ka pjesën e tij të gabimeve, si të gjithë ne. Me Andorra-n është dashur të bëjmë më mirë, e nënvlerësuam, por Reja nuk rrezikon”.

ELSEID HYSAJ – “Ai është lojtari më i rëndësishëm i Kombëtares dhe kapiteni, ai është 100% i përkushtuar. Meriton më shumë te Napoli, kam parë edhe të tjerët, por në fund të fundit është Ancelotti që vendos.

Ai nuk më tha asgjë për kohën te Napoli, ai donte të përqëndrohej në ndeshjet e Shqipërisë dhe mendoj se dha më të mirën, pavarësisht se vinte nga një dëmtim.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN