MENU
klinika

Armand Duka për “Arena Kombëtare”

“Rekord kërkesash për Francën, Superkupa në 2022”

11.11.2019 - 09:42

“Arena Kombëtare” vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sërish ka folur për impiantin e ri, që duket se e kaloi testin në ndeshjen e mbrëmshme.

Në një lidhje me “Zona Gol”, Duka foli edhe për shitjen e emrit (Airlines Albania) dhe mënyrën se si do të menaxhohet ky impiant.

President, dukeni sikur jeni para stadiumit të vjetër…

Kjo pamja e fasadës ia kujton të gjithë historinë, qoftë profesor Hafizit dhe të tjerëve. Projekti është arritur.

Kur vendosët që do ta ruanit fasadën?

Nuk do të merremi më me ato përrallat nga e kaluara.

E ndoqët ndeshjen Juventus-Milan?

Kam parë vetëm minutat e fundit të Juves – Milan, fatkeqësisht golin e Dybala.

I kënaqur me ndeshjen e femrave?

E ndoqa nga fillimi deri në fund, për të parë se si funksiononte stadiumi. Pamë futboll të bukur, jo rastësisht e testuam me femrat, sepse futbollin e femrave e kemi prioritet.

A keni menduar ndonjëherë që ky stadium nuk do të bëhet ndonjëherë?

Shpeshherë kam menduar që do të jetë e vështirë, tani që është realizuar mund të duket e lehtë. Ka marrë shumë kohë që nga projektimi, kemi kontaktuar me shumë kopani derisa gjetëm një zgjidhje, që mendoj se ka qenë optimale.

Sa kërkesa për bileta kemi patur për ndeshjen me Francën?

Nuk kam një përgjigje fikse apo një database sesa bileta janë shitur. Di që shumë shqiptarë duan të kenë biletë për arsyen e stadiumit, të Kombëtares së Francës. Në dijeninë time është rasti që ka më shumë kërkesa në histori.

Keni menduar ndonjëherë se nuk do ta ndërtonit në afat?

Kemi eksperiencë në ndërtimin e stadiumeve. Ajo na ka dhënë besim, pavarësisht shumëkush mendonte që nuk do t’ia arrinim. Kemi punuar edhe në Elbasan deri në ditën e fundit, shisnim biletat ndërsa montonim stolat.

Duke kujtuar stadiumin e Elbasanit dhe të Shkodrës kisha besim që do ta bënim në kohë. Vënia e objektivit ishte e rëndësishme dhe realizimi na detyroi të punonim ditë e natë për ta realizuar ndeshjen e parë brenda afatit. Po punohet edhe tani, që të jemi drejt perfeksionit për ndeshjen me Francën.

 

Është konfirmuar ndeshja me Francën, si përfundim?

E kam thënë që para një muaji, kemi ndarë ftesën e do të bëjmë dasmën. I gjithë komuniteti i futbollit do ta shijojë më 17 nëntor, shpresoj me një rezultat pozitiv.

Ç’mund të na thoni për debatin rreth shitjes së emrit?

Në kushtet që jemi, ky stadium është ndërtuar edhe me donacion nga UEFA. Financimi i UEFA-s është 10 milionë euro + TVSH që qeveria na ka mbajtur padrejtësisht. Është një hall më i madh për ta mirëmbajtur në të njëjtën gjendje.

Është e pamundur nëse nuk komercializojmë gjërat e mundshme. Është një model që e ndjek e gjithë Europa. Edhe unë mund ta doja që të ishte një emër sportisti, por jemi të detyruar se kemi nevojë për burime financiare. 

E kemi të pamundur t’iu ngarkojmë klubeve koston e stadiumit, me buxhetet që kanë. Duam që ky impiant të përdoret nga klubet shqiptare dhe jo të jetë një monument që të luajë vetëm Kombëtarja shqiptare. 

A jemi gati për të pritur një Superkupë Europe?

Brenda 2022 në këtë stadium do të bëhet një finale e Superkupës Europiane.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin