MENU
klinika

Moti i keq 'pushton' Shqipërinë

Reshje e dendura të shiut/ Situata në qarqet kryesore të vendit

07.11.2019 - 10:34

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin tonë. Po kështu edhe në ditët në vijim parashikohet që të ketë mot me reshje shiu të dendura. Moti i keq ndërkohë ka krijuar problematika të shumta si përmbytje e ndërprerje të energjisë elektrike.

Fieri ‘zgjohet’ nga rrufetë

Moti i keq ka ‘pushtuar’ edhe qytetin e Fierit. Gjatë natës deri rreth orës 4 të mëngjesit raportohet se ka patur reshje te dendura shiu. Po kështu gjatë mëngjesit të sotëm ka patur shkarkesa të shumta elektrike.

Ndërkohë nga reshjet e dendura të shiut nuk raportohet të ketë problematika të mëdha.

Moti i keq në Gjirokastër lë pa energji elektrike Luftinjën e Buzin

Në qarkun Gjirokastrës, sipas informacioneve të marra nga emergjencat e bashkive situata paraqitet pa probleme madhore.

Gjate natës kane 15 mm reshje shiu ndërsa reshje të lehta ka pasur edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Rrugët janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Megjithatë në disa zona si pasojë e motit të keq është ndërprerë energjia elektrike. Konkretisht pa energji elektrike janë Luftinje dhe Buzi në bashkinë Memaliaj.

Për sa i përket Lumit Vjosa është në shtratin e tij dhe nuk përbën shqetësim. Ndërkohë Emergjencat civile janë në ndjekje të situatës.

Tërhiqet uji që përmbyti rrugët e Lezhës, por disa fshatra vijojnë pa energji

Që prej mbrëmjes së djeshme disa fshatra në Zejmen të Lezhës kanë mbetur pa energji elektrike. Kjo ka ardhur si pasojë e motit të keq që ka vijuar me reshje të dendura shiu për gjatë gjithë natës.

Ndërkohë në qytetin e Lezhës uji është tërhequr nga zonat ku kishte përmbytje gjatë mbrëmjes së djeshme, kryesisht në qendër të qytetit dhe në Shëngjin.

Kukësi nën ‘pushtetin’ e shiut, bllokohet njëri krah i qarkullimit në aksin Bajram Curri – Valbonë

Reshjet e shiu kanë vijuar me intensitet të lartë në Qarkun e Kukësit. Në këtë qark ka pasur reshje të dendura shiu deri në 24.4 milimetra, ku kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të sotëm. Si pasojë e reshjeve në rrugët e bashkisë së Tropojës dhe të Hasit ka pasur rrëshqitje dherash e masivesh shkëmbore duke bllokuar qarkullimin.

Sipas shtabit rajonal të emergjencave civile në rrugën kombëtrar Bajram Curri- Valbonë lëvizjet e mjeteve bëhet në një krah për shkak të gurëve dhe dherave, ndërkohë po punohet për pastrimin e plotë të këtij aksi.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!