MENU
klinika

"500 nxënës do rikthehen në një shkollë tërësisht të re"

Rikonstruktohet gjimnazi “Sami Frashëri” në Belsh

05.11.2019 - 16:00

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialste Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë Arif Tafani inspektuan ecurinë e punimeve që pokryhen për rikonstruksionin e gjimnazit, “Sami Frashëri” në Belsh.

Rikontruksioni ka përfshirë të gjitha ambientet e brendshme, rrjetin elektrik e hidraulik, sistemin kapot të mbrojtjes termike, dyer e dritare dopio xham, për të mos lejuar të ftohtin, por edhe zhurmat.

Në fjalën e tij, Balla tha se 500 nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” do të rikthehen nga pushimet e dimrit në një shkollë tërësisht të re.
“Shkolla e mesme ishte një prej problemeve kryesore, i ngritur shumë shpesh si shqetësim nga banorët e kësaj zone. Kjo është një shkollë me shumë emër në zonën e Dumresë dhe në më pak se dy muaj do të jetë gati për nxënësit. Pas rikonstruksionit shkolla do të garantojë kushte shumë të mira për shkak të përdorimit të sistemit kapot, por edhe të ngrohjes qëndrore. Do të jenë tre ambiente sportive, palestra dhe dy ambiente të jashtme.

kolana e librave

Pas kësaj pjese, duam të vijojmë edhe me rikonstruksionin e të gjithë fasadave dhe në këtë mënyrë përmbyllim në Belsh, atë që askush, pak vite më parë, nuk mund ta imagjinonte. Janë vetëm 4 vite, dhe nuk besoj që ka njeri, edhe më i paepuri militant i opozitës rrugore, bie dakord që puna e bërë për 4 vite në Belsh, është një punë e shkëlqyer e që e ka shndërruar Belshin në destinacion turisik”, deklaroi Balla.

Ndërsa, kryetari i Bashkisë, Arif tafani në fjalën e tij theksoi Gjimnazi i Belshit ishte në kushte skandaloze dhe ndërhyrja ishte e domozdoshme.

Rikonstruksioni i gjimnazit të Belshit vjen pas disa investimeve të tjera në infrastrukturën shkollore. Shkolla 9-vjeçare e Belshit, kopshti e çerdhja po ashtu janë rikonstruktuar tërësisht. Gjithashtu shkolla 9-vjeçare e fshatit Seferan në shtator nisi vitin shkollor në një godinë tërësisht të rikonstruktuar.