MENU
klinika

Mes tyre, 2 italianë

Rikthehet Mourinho, 10 trajnerët më të paguar

21.11.2019 - 16:27

Emërimi i Jose Mourinhos në krye të Tottenhamit ka bërë kurioz opinionin sportiv për pagën që do të përfitojë trajneri luzitan te londinezët, pasi historikisht ka qenë ndër më të paguarit në qarkullim.

Presidenti i “Spurs”-ave, Daniel Levy do të shpenzojë jo pak, por 17.5 milionë euro në vit për Mourinhon, një shifër shumë e lartë, por që nuk e vë në majën e listës së më të paguarve luzitanin.

Me kthimin e madh të Jose Mourinho në Premier League renditja e trajnerëve më të paguar në botë ka ndryshuar. Portugezi me kontratën e Spurs deri në vitin 2023, bëhet i dyti me i paguari në botë pas Pep Guardiolës.

Paraardhësi i tij, Mauricio Pochettino, mori pikërisht gjysmën e tij. Në vend të tretë radhitet Diego Simeone, që drejton Atletico Madrid, me 15 milionë euro në sezon.

Në këtë Top 10 shfaqen dy trajnerë italianë. E para është befasuese, sepse flitet për Fabio Cannavaro, që renditet i katërti. Kapiteni i ekipit kombëtar 2006 merr 12 milionë euro nga klubi kinez Guanzhu.

Italiani i dytë është Antonio Conte, i cili u transferua tek Interi gjatë verës, teksa përfiton 11 milionë euro në sezon, por ndodhet në vendin e gjashtë. Conte është parakaluar nga Zinedine Zidane. Mbyll 10-n e trajnerëve më të paguar Jurgen Klopp i Liverpool me 8 milionë euro në sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surprizon trajneri i ardhshëm i Chelsea

10 trajnerët më të paguar në Premier League!