MENU
klinika

George Soros/ Project Syndicate

Rritja e nacionalizmit pas rënies së Murit të Berlinit

08.11.2019 - 19:05

Rënia e Murit të Berlinit natën e 8 nëntorit 1989 në mënyrë dramatike dhe të befasishme shpejtoi rrëzimin e komunizmit në Evropë.

Fundi i kufizimeve të udhëtimit midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimit shkaktoi një goditje për shoqërinë e mbyllur të Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu shkaktoi ngritjen e shoqërive të hapura.

Unë isha përfshirë në atë që unë e quaj filantropinë time politike një dekadë më parë. Unë u bëra një avokat i konceptit të shoqërisë së hapur që më ishte rrënjosur nga Karl Popper, mentori im në Shkollën Ekonomike në Londër.

Në vitet 1980, unë mbështesja disidentët në të gjithë perandorinë Sovjetike dhe në 1984 arrita të krijoj një organizatë në Hungarinë time të lindjes. Ajo siguronte mbështetje financiare për çdo veprimtari që nuk ishte inicuar nga shteti njëpartiak. Ideja ishte që duke inkurajuar aktivitetet jo-partiake, njerëzit do të ndërgjegjësoheshin për falsitetin e dogmës zyrtare . Me një buxhet vjetor prej 3 milion dollarë, fondacioni u bë më i fortë se Ministria e Kulturës.

Ndërkohë që Perandoria Sovjetike ra, krijova fondacione në disa vende. Buxheti im  vjetor shkoi nga 3 milion dollarë në 300 milion dollarë në vetëm disa vjet. Këto ishin ditë të vështira. Shoqëritë e hapura ishin po rriteshin dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbizotëronte.

Tridhjetë vjet më vonë, situata është shumë ndryshe. Bashkëpunimi ndërkombëtar ka hasur pengesa, dhe nacionalizmi mbizotëron.

Deri më tani, nacionalizmi ka rezultuar shumë më i fuqishëm dhe shkatërrues sesa ndërkombëtarizmi.

Ky nuk ishte një rezultat i pashmangshëm. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, Shtetet e Bashkuara u shfaqën si superfuqia e vetme, por ajo nuk arriti të përmbushë përgjegjësitë. SHBA ishte më e interesuar të shijonte frytet e fitores së saj të Luftës së Ftohtë. Ajo nuk arriti të jepte ndihmë për vendet e ish-bllokut sovjetik, të cilët ishin në gjendje të vështirë.

Këtu Kina filloi udhëtimin e saj të mahnitshëm të rritjes ekonomike, të mundësuar me pranimin e saj – në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Përfundimisht, Kina zëvendësoi Bashkimin Sovjetik si një rival të mundshëm për SHBA.

Kriza e vitit 2008 i dha fund dominimit të padiskutueshëm global të SHBA-së dhe I dha mundësi nacionalizmit.

Për fat të mirë, Kina varet nga SHBA që ta furnizojnë atë me mikroprocesorë që kompanitë 5G, si Huawei dhe ZTE, kanë nevojë. Fatkeqësisht, megjithatë, Trump ka treguar se ai vendos interesat e tij personale përpara interesave kombëtare, dhe 5G nuk është përjashtim.

Rezultati është i paparashikueshëm, sepse varet nga një numër vendimesh që nuk janë marrë ende. Ne jetojmë në periudha revolucionare, kur rrezja e mundësive është shumë më e gjerë se zakonisht dhe rezultati është edhe më i pasigurt sesa në kohërat normale.

Unë jam i përkushtuar për qëllimet që ndjekin shoqëritë e hapura, edhe nëse fitoj ose humbas. Ky është ndryshimi midis punës për një fondacion dhe përpjekjes për të fituar para në bursë.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s