Dhjetëra të tjerë e rrezikojnë jetën çdo ditë në këtë rrugë.
Mungon rrugë dytësore në zonën e banuar dhe nën apo mbi kalimit pranë. Shkollës i detyron nxënësit që të ecin buzë rrugës ku rrezikohen nga makinat.
Fëmijët dhe mësuesit janë të rrezikuar çdo ditë sepse kalojnë trafikndarsen.
Më të rrezikuarit janë fëmijët e një lagjeje në fshatin Morinë matanë rrugës, të cilët për të shkuar të shkollë duhet të presin mes për mes autostradën.
Banorët dhe mësuesit e shkollës thonë se alarmin e kanë ngritur prej kohësh, por as koncensionari Salillari dhe as Ministria e Transporteve nuk po i japin zgjidhje kësaj problematike që rrezikon jetën fëmijëve
“Kemi bërë disa herë ankesë por nuk na është marrë për bazë.”– shprehen banorët.
Për të qarkulluar në rrugën e kombit të gjithë automjetet duhet të paguajnë një tarifë që varion nga 5 deri në 22 euro që i siguron koncensionarit Salillari disa dhjetëra milionë euro fitime.