MENU
klinika

Kafeina, ilaçet e kollës

Sa i pastër është gjaku që transfuzohet?

27.11.2019 - 14:47

Nëse ndonjëherë merrni një transfuzion gjaku, gjaku i pastër ka të ngjarë të përmbajë diçka më shumë: kafeinë, ilaç për kollën dhe një ilaç kundër ankthit, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Oregonit (OSU) analizuan 18 njësi  të serumit të gjakut të njeriut të grumbulluar nga dhurues të shumtë, dhe çdo grumbull testohej pozitiv për kafeinën.

Për më tepër, 13 njësi përmbanin ilaçin anti-ankth alprazolam (Xanax), dhe tetë përmbanin dextromethorphan ,një ilaç kolle pa recetë.

“Nga pikëpamja ‘ndotje’, kafeina nuk është një shqetësim i madh për pacientët, megjithëse mund të jetë një koment për shoqërinë aktuale”,  tha autori i studimit Luying Chen, një student doktorature në shkencat farmaceutike në OSU.

transfuzion i gjakut-konica.al

“Por ilaçet e tjera që gjenden atje mund të jenë problem për pacientët, si dhe të paraqesin një problem për ata që bëjnë këtë lloj studimi sepse është e vështirë të marrësh mostra të pastra gjaku,” shtoi ajo në një njoftim universitar.

Së bashku me faktin  se sa shumë njerëz e duan kafeinën, gjetjet nxjerrin në pah mundësinë e transfuzionit të gjakut të kontaminuar dhe sugjerojnë që gjaku i përdorur në hulumtime nuk është domosdoshmërisht i pastër.

Studiuesit  treguan gjetjet e tyre pasi ato po vërtetonin një metodë të re për të studiuar sesi ndërveprojnë ilaçe të ndryshme në trup.

Autori i studimit Richard van Breemen tha se “pa bërë një studim gjithëpërfshirës të dhuruesve dhe bankave të gjakut, ne mund të spekulojmë vetëm se sa i përhapur është problemi”. Ai është drejtori i Institutit të OSU-së Linus Pauling, në Corvallis.

“Një tjetër gjë që duhet të merret në konsideratë është se kemi gjetur barna që ne thjesht i gjetëm aty gjatë vlerësimit të ndërveprimit të ilaçeve – sa të tjerë janë aty që ne nuk po kërkonim?”, shtoi van Breemen.

Studimi u botua kohët e fundit në internet në Journal of Pharma and Biomedical Analysis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cili është rreziku? Çfarë mendojnë mjekët?

A mund të ndihmojë akoma aspirina disa njerëz?