MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Sadiku rikthehet te goli, i jep pikë Malaga-s

24.11.2019 - 18:34

Ka lënë pas dëmtimin, që i mohoi grumbullimin e fundit me Kombëtaren dhe Armando Sadiku ka arritur të kthehet sërish në protagonist te Malaga, duke shënuar një tjetër gol të rëndësishëm.

Sulmuesi i Kombëtares, i rikthyer nga një dëmtim i pësuar pak javë më parë, ka konvertuar në gol një penallti në takimin kundër Elches në shtëpi.

Në minutën e 79 të takimit, një ndërhyrje e gabuar në zonë nga mbrojtja vendase e ka detyruar arbitrin të akordojë penallti të cilën e ka marrë përsipër pikërisht sulmuesi shqiptar.

Ai e ka goditur topin në mesin e portës teksa portieri u hodh në cep. Në atë momenti ndeshja ishte 1-3 për Elchen dhe goli i Sadikut rihapi sfidën. 2 minuta më vonë, erdhi goli i barazimit nga Antonin në 3-3.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN