MENU
klinika

Ligji

Serbët në Kosovë s’i ngacmon askush, por Serbia merr masa

25.11.2019 - 13:05

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar se në Parlamentin e Serbisë së shpejti do të paraqitet një strategji mbrojtëse, e cila do të përfshijë, një dispozitë që parashikon se kërcënimi i sigurisë së serbëve që jetojnë jashtë kufirit nënkupton se rrezikohet automatikisht siguria e Serbisë.

Vulin i tha Radio Beogradit se shteti serb tani është mjaft i fortë për të mbrojtur njerëzit e tij, dhe shtoi se një Serbi e fuqishme është gjithashtu garantuese e paqes në Ballkan, transmeton Shqip.

Pavarësisht se në Kosovë me procesin e decentralizimit janë krijuar komuna me shumicë serbe përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut duke bërë që serbët pothuajse të mos kenë fare kontakt me shqiptarët dhe për më tepër tensionet ndëretnike janë pothuajse inekzistente, në Serbi vazhdimisht potencohet se minoriteti serb vazhdimisht cenohet në Kosovë.

Në Kosovë ka një prani të madhe ndërkombëtare e cila vazhdimisht vëzhgon këto raporte duke bërë që serbët të jenë të mbrojtur sikur të gjithë të tjerët.