MENU
klinika

Pavarësisht paralajmërimeve amerikane

Serbia do të blejë raketa ruse

07.11.2019 - 18:46

Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar raketash kundër ajrore, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit ballkanik në rast se blen raketa të tilla.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, shkroi të mërkurën se sistemi raketor Pancir do të dërgohet në Serbi “gjatë muajve të ardhshëm në pajtim me kontratën e nënshkruar”.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armatimeve të tilla “mund të rrezikojë” vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Serbia mbetet aleat i Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Rusia ka ndihmuar Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke, duke ngritur shqetësime në rajonin e Ballkanit të dërmuar nga luftërat. Gjatë shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, Serbia ishte në luftë me fqinjët e saj; Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.

Forcat ushtarake serbe janë të mbështetura pothuajse 80 për qind në teknologji sovjetike, një trashëgimi nga Armata Popullore Jugosllave dhe planifikojnë të blejnë pajisje nga të dyja palët, Rusia dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar forcat e saj ajrore të varfëruara nga luftërat ballkanike të viteve 1990.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha këtë javë në një intervistë televizive se Serbia po blenë armë mbrojtëse nga Rusia dhe se dëshiron të shmangë çfarëdo sanksionesh amerikane apo “përplasje me Amerikën”.

“Serbia po armatoset sepse është një vend i lirë i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s me të cilat ne duam të jemi miq,” tha ai, duke shtuar se nuk do të lejojë që Serbia “të jetë aq e dobët sa ishte në vitet e 90-ta”.

NATO-ja bombardoi forcat serbe në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive të tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, e cila kundërshtohet nga Beogradi dhe Moska.

Muajin e kaluar Rusia dërgoi në Serbi sistemet raketore Pancir dhe S-400 që u përdorën në stërvitjet ushtarake serbo-ruse.

Autoritetet serbe thanë se të premten në Beograd do të qëndrojë Thomas Zarzecki nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili është i ngarkuar me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe vendet që shkelin ato sanksione.

Mediet serbe cituan ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç, të ketë thënë se Serbia nuk i ka shkelur sanksionet amerikane për blerjen e armëve nga Rusia dhe “nuk ka arsye për vendosje sanksionesh ndaj saj”.

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd

"Janë përfshirë grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse!"

Shpërthimi në Zubin Potok, Kurti: Duan destabilizimin e Kosovës