MENU
klinika

Sezoni i ullirit/ "Kemi investuar rreth..."

“Mbështetje fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit”

09.11.2019 - 09:16

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, vizitoi sot fabrikën “Tre miqtë”, pranë fshatit Ndroq, e cila prodhon çdo vit mijëra litra vaj.

“Falë mbështetjes që ne i kemi dhënë me rreth 20 milionë lekë përmes AZHBR, sot kjo fabrikë ka një linjë moderne përpunimi të ullinjve dhe kapacitete më të mëdha për të përballuar kërkesat e zonës përreth Tiranës”, tha Çuçi.

Ndërkohë në hyrje të fabrikës, ruhet me fanatizëm si relike edhe mulliri i vjetër i trashëguar qindra vjet më parë. Nëse shkon tek “Tre miqtë”, Vladimiri kujdeset që vizita në fabrikën e tij të nisë së pari nga mulliri i vjetër.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

“Kënaqësi të takohesha rastësisht në fabrikë edhe me disa studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që ishin aty në kuadër të orëve praktike mësimore. Në Skemën Kombëtare të këtij viti ne kishim parashikuar një fond të veçantë për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj, si dhe përmirësimin e mekanizmit dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit të vajit të ullirit”, – theksoi Çuçi.

“Nëse doni të provoni vajin fantastik të kësaj fabrike, që në treg shitet nën markën “Ndroqi”, panairi “Shqipëria Punon Tokën është një mundësi më vete”– u shpreh Ministri Çuçi.