MENU
klinika

“Basic Instinct”/ Në sy të të birit

Sharon Stone, 61-vjeçe, rikrijon skenën e sikletshme

08.11.2019 - 17:57

Skena e saj e zjarrtë e filmit të vitit 1992, “Basic Instinct”, e bëri të famshme dhe një nga ikonat më moderne të filmit.

Ndaj Sharon Stone rikrijoi momentin e kryqëzimit të këmbëve në Berlin, ku pranoi çmimin Gruaja e Vitit nga GQ Awards, Men of the Year, të enjten.

Aktorja, 61 vjeçe, i mahniti të gjithë e veshur me një fustan të zi të shkurtër, përfshi edhe djalin e saj adoleshent Roan Bronstein, 19 vjeç.

Me një buzëqeshje në fytyrën e saj, ylli rikrijoi skenën e saj më të njohur të 27 viteve më parë, por pa atë faktorin shokues (me të brendshme dmth), duke parë që djali i saj adoleshent ishte ulur në publik.

kolana e librave

“Disa vjet më parë isha ulur në një skenë dhe regjisori im tha: “A mund të më japësh të brendshmet sepse duken në skenë dhe ti nuk duhet të kesh të brendshme, por ne nuk do të shohim asgjë”.

“Unë i thashë, ‘sigurisht’! Nuk e dija se ky moment do të ndryshonte jetën time”, u shpreh aktorja.

“Basic Instinct” u bë një nga filmat më të përfolur në vitin 1992 për shkak të ekspozimit të aktores dhe skenave të seksit.

Sharon, e cila portretizonte Catherine Tramell, (pasi Michelle Pfeiffer dhe Demi Moore e refuzuan si rol),  dëshmoi se ishte mirënjohëse për rolin pasi rikrijoi skenën e saj gati 30 vjet më vonë.

Video e frikshme/ “Shpresoj të mos vdes”

Reperi kafshohet nga gjarpri gjatë xhirimeve të klipit

" Nuk bën ndryshim në jetën time..."

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana tregon të vërtetat

Katër vite pas prishjes së shoqërisë

Albana i shkruan mesazhin më të bukur Eneda Tarifës

“Dashuri me shikim të parë, ajo kishte turp”

Artisti tregon si u njoh me vajzën e Stefi Priftit