MENU
klinika

Politikat në rajon

SHBA më prezente/ Çfarë i ka premtuar kongresmeni amerikan Kryemadhit?

17.11.2019 - 10:06

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kongresmenët amerikanë Joe Willson dhe Jim Costa, në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA.

Gjatë bisedës me kongresmenin Willson, përfaqësues i South Carolinës, ky i fundit ishte shumë i interesuar dhe tepër i vëmendshëm për zhvillimet në Shqipëri.

Teksa diskutonte me Kryemadhin, kongresmeni shprehu gatishmërinë për të nxitur dhe intensifikuar dukshëm rritjen e vëmendjes së Kongresit të SHBA drejt Shqipërisë.

Po ashtu edhe rritjen e intensifikimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik me Shqipërinë dhe rolin e vendin e veçantë të saj si mbështetësja më e spikatur e politikave të SHBA për rajonin tonë.

Kryefjalë e takimeve të Kryemadhit me zyrtarët amerikanë ishte rikonfigurimi i një mbështetjeje sa më të madhe për Shqipërinë përmes një prezence sa më aktive të SHBA.