MENU
klinika

"Duhet të përfshihet gjithë rajoni"

Shengeni Ballkanik/ SHBA: Duhet të përfshihet dhe Kosova

14.11.2019 - 20:59

Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi ka përshëndetur nismën e shengenit Ballkanit, iniciativë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Ai theksoi se kjo nismë mund të jetë e suksesshme nëse përfshihen të gjithë në rajon, përfshirë edhe Kosovën.

“Ne mirëpresim nismën për “mini-Shengenin” e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”- thuhet në deklaratë.

Mali i Zi është shprehur skeptik deri tani, po ashtu nuk ka vendosur për t’u bërë pjesë as Bosnja, ndërsa Kosova ka akuzuar se pas kësaj nisme fshihen idetë e vjetra të Serbisë.