MENU
klinika

Eliminohet pa marrë asnjë pikë

Shënoi 2 gola në fillim, por përmbyset Shqipëria U-19

19.11.2019 - 16:44

Kombëtarja shqiptare U-19 i ka mbyllur me humbje ndeshjet kualifikuese të Europianit për këtë grupmoshë, teksa nuk ka arritur të lërë gjurmë.

Në fazën kualifikuese të zhvilluar në Belgjikë, Shqipëria U-19 nuk mori asnjë pikë. Që në ndeshjen e parë, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 5-1 nga Greqia, teksa me rezultatin 2-1 u mundën në ndeshjen e dytë ndaj ekipit vendas.

Sot u duk se do të ndryshonte diçka, aty ku pas pjesës së parë skuadra e drejtuar nga Nevil Dede po kryesonte me rezultatin 2-0 kundër Islandës. Në pjesën e dytë, Barkarson ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij dhe pak minuta më vonë, Broja u largua me karton të kuq.

 

konica sportkonica sport mobile

Ky karton, ka ndikuar shumë për skuadrën tone, sepse Islanda ka përmbysur, duke realizuar edhe 3 gola të tjerë, për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-4. Në këtë mënyrë, Belgjika dhe Islanda kanë kaluar në turin tjetër, teksa jashtë kanë mbetur Shqipëria dhe Islanda.

Shqipëri U19 – Islandë U19           2-4

23′ Çuni, 30′ Ndreçka / 31′ Barkarson, 68′ Torvaldson, 74′ Gudjonsen, 78 Gunarson

Shqipëria: Dabjani, Dobra, Hoxha, Pici, Shiba, Sadikaj, Shima, Ndreçka, Çuni, Beqja, Broja. Trajner: Nevil Dede.

Islanda: Andreson, Gislason, Stefanson, Torvaldson, Barkarson, Valgeirson, Baldurson, Kjartanson, Ingason, Gudjohnsen, Johaneson. Trajner: Torvaldur Orligson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disfata e radhës e kuqezinjve

Nga humbja në humbje, dështon edhe U-19