MENU
klinika

Punonjës socialë për fëmijët

Shërbim mjekësor për të lënduarit në vendet ku janë strehuar

30.11.2019 - 18:07

Të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti do tu ofrohet shërbim mjekësor dhe psikologjik në vendet ku janë strehuar.

Ministri Bledi Çuçi i ngarkuar për kordinimin e manaxhimit të krizës nga tërmeti i shoqëruar edhe nga ministrja Ogerta Manastirliu ishte në një prej hoteleve të mëdha në Golem, ku janë strehuar rreth 350 persona të mbetur pa shtëpi.

Çuçi dhe Manastirliu inspektuan një dhomë të veçantë të një hoteli që ishte përshtatur si ambulancë, ku ofrohej shërbim mjekësor gjatë gjithë kohës, me mjekë, infermierë dhe shërbimin e urgjencës në rast nevoje.

Në vëmendje janë gjithashtu edhe pajisja e këtyre kampeve të strehimit me punonjës socialë, për të lehtësuar traumën që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar, sidomos për fëmijët.

Shërbimi mjekësor dhe social do të ofrohet në këto qendra pritëse, hotele apo ambiente të tjera, për të gjithë periudhën që banorët do të strehohen në to.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dënimi për çdo ndërtues, arkitekt apo supervizor

Burg 7 deri në 15 vite për çdo ndërtesë që ka shkelje