MENU
klinika

Nis ndërtimi i urës

‘Shpëton’ Librazhdi, merr fund kacavjerrja nëpër Shkumbin

20.11.2019 - 11:31

Pas 10 ditësh, banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd nuk do u duhet të kacavirren për të kaluar lumin Shkumbin.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njoftoi përmes facebookut se xhenierët e Forcave të Armatosura kanë nisur punën për ndërtimin e një ure 33 m të gjatë te Rrethi i Bardhë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe nxënësve të këtyre 2 fshatrave për në qendrën shëndetësore, shkollën e mesme dhe rrugën nacionale.

kolana e librave

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës”, shkruan Xhaçka.