MENU
klinika

Ekipet kombëtare

Shqipëria dhe Kosova bien në renditjen e FIFA-s

28.11.2019 - 12:03

Si çdo muaj, FIFA publikon renditjen e kombëtareve të futbollit. Për muajin nëntor, Shqipëria ka humbur një pozicion në këtë klasikim mujor.

Kuqezinjtë luajtën dy kualikuese të “Euro 2020” në këtë muaj, barazuan 2-2 me Andorrën dhe humbën 2-0 ndaj Francës. Për pasojë, e shohin veten në vendin e 66-të.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Kosovën, që për nëntorin 2019 pozicionohet e 115-ta. “Dardanët” kanë humbur një vend në këtë renditje, megjithatë i mbajnë gjallë shpresat e kualikimit për në Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm, si pjesë e “play-off”-it.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një record historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës.

Ndërkohë, vendin e parë në renditjen botërore e mban Belgjika, që mori 10 fitore në fushatën kualifikuese të Euro 2020. Në vend të dytë është Franca kampione e botës në fuqi.