MENU
klinika

Mbyllet edicioni i tretë

‘Shqipëria punon tokën’/ “Një fermë në zemër të Tiranës”

17.11.2019 - 17:40

Panairi “Shqipëria punon tokën” në ditën e dytë të zhvillimit të tij, e ka shndërruar sheshin “Skënderbej” të Tiranës, sheshin më të madh të Shqipërisë, në atmosferën më të madhe festive të prodhimeve të fshatit në qytet.

“Sheshi Skënderbej si kurrë më parë. Panairi ‘Shqipëria Punon Tokën’ një fermë e madhe në zemër të Tiranës”– shprehet ministri Çuçi.

Ky panair mbetet vitrina më e mirë për promovimin e produkteve shqiptare. Sivjet ishte edicioni i tretë i panairit, i cili po kthehet në një traditë të përvitshme. Në këtë panair janë mbi 400 fermerë dhe sipërmarrës në fushën e agrobiznesit.

‘Shqipëria Punon Tokën’është një mundësi komunikimi për fermerët me njëri-tjetrin, për të shkëmbyer eksperienca, për të ndarë histori suksesi dhe vizionin se si mund të zhvillohet më tej bujqësia shqiptare, blegtoria, akuakultura, sektori i agropërpunimit e deri tek agroturizmi.