MENU
klinika

Sami Frashëri

“Shqipëtarëtë të ruhenë nga djallësit’ e tyrqet, të grekëret”

18.11.2019 - 13:56

      Shqipëria gjer pak kohë më parë ka qënë e rrethuarë me vënde të Tyqisë edhe kufit’ e kësaj mbretërije ishinë fortë lark Shqipërisë. Shqipëtarëtë vininë bashkë me tyrqitë për të ruajturë kufit’ e largta të mbretërisë; po mëmëdhen’ e tyre e shihnin jashtën çdo reziku e e dininë që nonjë anëmik s’mundtt t’i qasësh Shqipërisë. Por sot nuk’ ësht ashtu; sot Shqipëria ka mbeturë në një çip të largë e të veçantë të Tyrqisë e është rrethuarë me kufi anëmiqsh. Mali i Zi, Sërbia, Greqia e Bulgaria e kanë pshjell’ e përqakuarë Shqipërinë edhe Austria i ka ardhurë mi krye.

Me Tyrqinë e lith një rrip dheu i hollë në mest të Bulgarisë’ e të detit Egje, që këtë rrip bulgarëtë mundinë me të parët ta marrin’ e t’unjenë mb’anë të detit, edhe ta presin’ e ta çkëpujnë Shqipërinë nga Tyrqia, e cila s’ka as nonjë fuqi në dett, që t’i ndihnj’ andej Shqipërisë. Prandaj në një luftë, në të cilët të marrin’ anë edhe bullgarëtë, shqipëtarëtë duhetë të jenë të zottë të ruajnë vetë më vetëhe vëndin’ e tyre e të mos të varenë më Tyrqinë, e cila s’është e zonja për vetëhe të saj./Konica.al

Po veç këtyre, që do të dukenë në kohët të luftësë, Shqipëria ka rrezike më të mëdhenj e më të thellë, të cilëtë po i nxjerrinë rënjëtë në kohëtë të paqit, pa gjak e pa armë. Kjo është luft’ e pëndës’ e e shkollëssë, luft’ e kombërisë. Kombetë, q’e kanë rrethuarë Shqipërinë duanë ta copëtojn’ e ta ndajnë në mest të tyre. Greqtë, shqehtë e të tjerë kombe fqinj s’duanë të njohinë qënien’ e kombërisë shqipëtare. Sicilido përdor besën’ e ti e do të heqë m’anët të ti ata shqipëtarë, që kanë një besë me të. M’i pari tyrku do të heqë shqipëtarëtë myslimanë e t’i ndanjë nga vëllezërit’ e tyre, shqipëtarët’ e krishtenë, duke futurë në mes të tyre fanastismën’ e grindenë. Për të darë të krishtenëtë për jetë nga myslimanëtë e për të hapur në mest të tyre një trap të thellë, qeveri’ e tyrkut  shqipëtarët’ e krishtënë s’i njeh për shqipëtar, po i quan rum do-me-thënë greq, bulgarë, serbër, llatinë etj. Edhe myslimanëtë i quan islam; edhe emëni shqipëtar s’e njeh e s’do ta dëgjonjë. Të verbërit tyrq! Nuk’ kuptojnë dot, e s’ja u pret mëndja që me këtë udhë shërbejnë qëllimet’ e armikëvet të tyrë e nxjerinë themelet’ e rrënjët’ e tyre! Greqtë, të cilëtë dlirin’ e tyre edhe mbretërinë, që kanë sot, e kanë fituarë me gjakt të shqipëtarëvet, të Boçarit, të Xhavellësë, të Mjaulit e të tjerëve trima shqipëtarë, ata grekër që edhe sot ruajnë rrobatë, fustanetë, kallcetë, opingatë, valletë e këngët’ e bota e dinë idhen’ e madhe të greqet. Duk me qënë në kohë të Perikliut, ahere q’ishinë më të mbëdhenj e më të ndrituarë se kurdo, kishin më pak vënt se ç’kanë sot, edhe që s’kanë nonjë të drejtë të duanë më teprë, këta kërkojnë t’u epenë sa vënde kish marrë Aleksandër’ i Math, a të ngjallinë mbretërin’ e byzantinjet, pa menduarë q’ Aleksandri ish maqedonas edhe byzantinjtë romanas, kombe që të dy armiq të grekëvet  e të cilëtë e kanë humburë greqinë. Pas kësaj idhes së mathe Grekërit kanë dashurë të pushtojnë e të futinë nënë Greqit gjithë Sinisin’ e Ballkanit, edhe Rumaninë edhe Bulgarinë. Po si i humpnë për jetë e kanë ngushtuarë shpresën’ e tyre në Shqipëri e Maqedoni. Pas zakonit të përgjithshëmë, duke pshteturë në besët, duanë të heqin m’anë të tyre shqipëtarët orthodhoksë e t’i ndajnë nga vëllezërit e tyre katolikë; përpiqenë ti bëjnë këta të harrojnë gjuhën’ e tyre të bukurënë e të mësohenë e të flasin’ e të shkruajn’ e të ligjërojnë greqisht e me këtë udhë të bëhen grekër. Mendohenë se, po të bëhenë të krishterëtë grekër, myslimanëtë Evropa  s’i ka për të vënë në vatrë, edhe, po të vijnë koha, ay vënt, do-me-thënë gjithë Shqipëri e jugesë e gjithë Toskëria , do t’i epetë Greqisë.

P’ andaj grekëritë, më nj’anë nga Athina me shkolla, me mësonjës, me livra, me shëronjës e me shumë gjërëra të tjera edhe me të holla të tepra, të paguara prapë prej shqipëtarësh të çmëndurë e trathëtorë grekomanë, edhe më nj’anë tjatrë nga Kostandinopoja me anët të patrikërisë, të dhespotëvet, të priftëret e të kishësë, duke përdorurë aforismonë e të dëbuarët nga kisha, sikur t’ish edhe Krishti grek edhe sikur, për të qënë i krishtenë’ orthodhoks, duhetë pa ndryshim të jetë gjithekush grek a grekoman; nga të dy këto anë, themi, grekëritë po përpiqenë që të kthejnë ditë me ditë shqipëtarëtë orthodhoksë e t’i bëjnë grekër.

E shqipëtarëtë orthodhoksë, nga padija e nga erësira në të cilët gjendenë, gënjehenë çpejt, u duketë sikur vërtet s’munt të jenë të krishtenë pa qënë grekër, pandehninë se vetëm greqishtja është gjuh’ e orthodhoksisë edhe që, me të lënë këtë gjuhë, të cilënë e dinë fort pakë edhe s’e mësojnë dot, me gjithë që çajnë kokënë, me qënë q’është aq’ e rëndë e aq’ e humburë’ e e haruarë, sa edhe nga ata grekëret vetë fort të pakë njerës mundinë ta mësojnë. Këta shqipëtarë tradhëtorë pa diturë quhenë grekomanë.

 

Lëvdatë i qoftë perëndisë! Që kur ka zënë të shkruhetë shqipja, grekomanëtë kanë zënë të pakësohenë ditë me ditë, të marrënë vesh dhelpërit’ e grekërvet e të hiqenë nga ata duke zënë me të dy kombërin’ e gjuhën’ e tyre. Këta s’kanë frikë as nga mësonjës i grekut, as nga dhespot’ i fanarit; po grekëritë kanë një shok të fortë, me të cilënë janë zënë shëndoshë dorë-për-dorë për të humburë kombërin’ e gjuhën’ e shqipëtarëvet; ay shok është tyrku, i cili i ndih Greqisë e patrikërisë se Fenerit në këtë punë, me sa i vjen nga dora. Për të bërë punën e grekut qeveri’ e Tyrqisë nukë le të hapetë nonjë shkollë, të shkeletë nonje livrë a të bëhetë nonjë mësim e nonjë mbrodhëri në gjuhët shqipe, duke ndihurë shkollavet greqisht me çdo farë mëndyre e duke e mbajturë shqipëtarët’ e krishtenë nënë xgjedhë të priftërisë së Fenerit.

Pas tyrqet e grekërvet Shqipëria ka armikër bulgarët’ e serbëtë, të cilëtë duanë të bëjnë nëpër anë të lindjes’ e të veriut të Shqipërisë ato që bëjnë grekërit n’anë të jugësë. Edhe nëpër ato anë shumë shqipëtarë orthodhoksë, aqë të paditur’ e të pakuptuarë sa të tjerë, tregojnë një dëshirë për gjuhën’ e shqehet e duanë të harojnë gjuhën’ e bukurë që kanë folurë prindërit’ e tyre që kanë mijë vjet e tëhu. Ç’i math turp e ç’e madhe poshtëri e unjtëri e fëlliqurë! Po edhe këtyre shqehe u ndihinë tyrqitë, të cilët atyre u lenë duartë çpenguarë të bëjnë ç’të duanë e neve na i lidhinë skrupullë; atyre u apënë fermanë të hapinë shkolla e mitropolitirëra ndër vendet tanë e neve s’na lënë të kemi as një shkollë të vogëlë, pa menduarë një herë se grekëret e shqehet janë miqt’ e tyrqisë apo shqipëtarëtë, edhe cilëtë kanë derdhurë edhe derdhinë edhe sot gjak për të?

Kështu tyqitë edhe me mdihmët të këtyre grekëretë e shqehtë janë armikët’ e Shqipëris’ e të shqipëtarëvet; edhe përpiqenë, me sa u vjen nga dora, ta humbasinë kombërin’ e gjuhën’ e këtij kombi, të cilit edhe emëninë duanë t’ia ngrenë fare. Greqia, Bulgaria e Sërbia përpiqenë ta humbasin’ e ta ngrenë kombërinë shqipëtare e gjuhënë shqip cilado nga ajo cop’ e Shqipërisë, q’i ka rënë me pjesët të saj edhe q’e vështron që tani të sajnë, dyke kthyerë të krishtenëtë  në kombërit  të tyre; edhe Tyrqia më nj’anë u ndih këtyre në këtë punë e më nj’anë tjatrë kërkon të heqë shqipëtarëtë myslimanë e t’i ndanjë nga vëllezrit’ e tyre, jo për të mirë të saj, po për të hequr’ edhe ata e për të vithisurë bashkë në trap të thellë të humbjesë tek po bjenë, për të mos dalë kurrë.

Këta janë rreziket’ e Shqipëris’ e të shqipëtarëvet. Shqipërtarëtë duhetë të ruhenë shum nga djallësit’ e tyrqet, të grekëret e të shqehet e t’u rinë kundreq këtyre me të drejtët të tyre./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjuha shqipe e rilindasve

7 Marsi i Mësonjëtores së Parë

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen