MENU
klinika

Videoja e plotë

Shqiptarët e Ukrahinës shpalosin traditat

04.11.2019 - 12:26

      Agjencia Kombëtare e Diasporës, ka organizuar në Odessa të Ukrahinës, koncertin me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Artistët prezantuan muzikë dhe valle tradicionale shqiptare, mes një publiku që i mirëpriti dhe duartrokiti pa reshtur.

 

 

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore të Odessës, në një koncert për komunitetin shqiptar në Ukrainë.

 

Ky aktivitet u zhvillua në zbatim të programeve që agjencia ka për shqiptarët e Ukrainës. Më herët, në kuadër të Marrëveshjes me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, janë organizuar klasa mësimi për vallet dhe kulturën shqiptare, kjo për të gjithë komunitetin shqiptar në Karakurt, Tyushki, Divnyns’ke dhe Gamovka.

Videoja e plotë:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN