MENU
klinika

Arsyeja

Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn

08.11.2019 - 11:02

23 minuta me vonesë ka filluar seanca gjyqësore për Arbër Çekajn në Gjykatën për Krime të Rënda, për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e sotëm nga KPK, në kuadër të Vetting-ut.

E megjithatë, seanca për dosjen e 613 kg kokainë është shtyrë për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë.

Gjithashtu, edhe avokati Maks Haxhiu nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore