MENU
klinika

Atentati në Durrës

Rëndë Prokurori Ndoja dhe të plagosurit e tjerë

03.11.2019 - 11:30

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur me psedonimin “Rrumi” vijonë të qëndrojnë në spitalin e Durrësit që prej pasdites të së premtes.

Fraktura që prokurori Ndoja ka pësuar në shpatull sipas mjekëve kërkon ende kujdesin e tyre, duke u mbajtur në terapi intesive në pavionin e Ortopedisë.

Ndërsa, plagët e shkaktuar nga plumbat nuk përbëjne problem për shëndetin e tij.

Ndryshe nga prokurori, i plagosuri tjetër Aleksandër Laho qëndron në pavionin e kirurgjisë.

Dëmtimi që i është shkaktuar nga një plumb i vetëm, i cili ka depërtuar nga shpatulla në drejtim të nofulles është i rëndë.

kolana e librave

Mjekët thonë se 48 vjeçari ka reaguar pozitivisht, por dëmtimi thuajse i plotë i nofullës e bën të pamundur komunikimin me të, duke kërkuar një kujdes të vecante.

Të dy pacientët të vecuar nga njëri-tjetri, vijojnë ende të ruhet nga forca të policisë.

Ndërsa shoferi i Prokurorit Ndoja, Andi Maloku ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se gjendja e tij për momentin paraqitet e stabilizuar por ende është nën kontroll intensiv nga mjekët.

Vec familjarëve dhe hetuesve të çështjes nuk lejojnë askënd tjetër t’u gjenden afër për arsye sigurie.

Prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati sëbashku me shoferin e tij Andi Malokun dhe shtetasin Aleksandër Laho, teksa po udhëtonin në një automjet nga Durrësi në drejtim të Tiranës, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Te tre personat arritën ti mbijetojnë atentatit duke mbetur tëë plagosur.