MENU
klinika

"Hamleti" pa spektatorë

Si luajti Aleksandër Moisiu përballë karrigeve bosh

20.11.2019 - 16:00

      Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Nëntor 2019

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të shtunën e 2 nëntorit 1929, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e Aleksandër Moisiut gjatë shfaqjes së tij në Rumani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Në Rumani

Brasov, 1 nëntor

Flitet shumë, në mjediset teatrore, në lidhje me aventurën e fundit që i ndodhi aktorit të njohur gjerman, Aleksandër Moisiut, gjatë kalimit të tij në Timisoara, këto ditët e fundit.

Moisiu do të luante “Hamletin” në një shfaqje të jashtëzakonshme. Spektakli ishte planifikuar të fillonte në orën 9 të mbrëmjes. Pasi zbuloi se treni i vetëm i mbrëmjes, me të cilin mund të largohej nga qyteti, nisej në orën 11, aktori i kërkoi administratës së teatrit që të fillonte shfaqjen një orë më parë. E kundërshtuan duke i thënë se ishte e pamundur, që vendimet e marra ishin formale dhe që, për më tepër, çmimet ishin trefishuar, kështu grupi drejtues nuk mund t’i lejonte vetes të merrte liri (vendime) të tilla ndaj publikut.

Moisiu nuk i pranoi këto shpjegime. Pak para orës 8 të mbrëmjes, ai shkoi në teatër, u vesh dhe, me forcë, ngriti perdet pikërisht në orën 8, edhe pse salla ishte plotësisht e zbrazët. Dhe kur publiku arriti, në orën e caktuar, ai pati befasinë e pakëndshme të konstatojë që një pjesë e shfaqjes ishte luajtur tashmë.

Ky veprim i aktorit provokoi një indinjatë të fortë mes spektatorëve dhe shumë protesta u dëgjuan në sallë. I paemocionuar nga kjo situatë, Moisiu vazhdoi të luante sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Sapo shfaqja mbaroi, ai dërgoi dikë për t’i gjetur një taksi, e cila e çoi në stacionin e trenit nga ku mori trenin në kohën që kishte planifikuar.

Midis tri kërkesave, orarit hekurudhor, lojës shekspiriane dhe publikut të Timisoaras, Moisiu nuk hezitoi të sakrifikojë publikun dhe u largua me një gjakftohtësi të madhe, pasi i dha vetes kënaqësinë të luante “Hamletin” për veten e tij para karrigeve bosh./www.darsiani.com/la-gazette/comoedia-1929-perse-shkaktoi-pakenaqesi-reagimi-i-aleksander-moisiut-ne-timisoara-te-rumanise./ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


90-vjeçari multidisiplinar

I endur në shumë kombe e vepra

Aktorit që "lindi për të interpretuar Hamletin"

Aleksandër Moisiu në Shkodër

Skandali që dënoi aktorin e madh

La gruan, fëmijët dhe u martua me shoqen e vajzës