Bikarbonati i natriumit, ose më së shpeshti njohur si sodë buke, është një përbërës kimik që mund të gjendet në formën e një pluhuri të imët.
Ka shije alkaline dhe të kripur e nëse mendonit se përdorimet e saj merrnin fund në kuzhinë gaboni! Soda e bukës mund të përdoret si deodorant, shampo kundër zbokthit, pastë dhëmbësh etj.
Brenda trupit të njeriut, veshkat dhe pankreasi prodhojnë bikarbonat për të mbrojtur veshkat. Kur këto 2 organe vuajnë një ulje të prodhimit të bikarbonatit, acidi mund të grumbullohet dhe organizmi ka probleme të neutralizojë këtë të fundit.
Shumica e pacientëve me sëmundje të veshkave zakonisht vuajnë nga nivele të ulëta të bikarbonatit, që është një gjendje mjekësore e njohur si acidoza metabolike. Në këtë pikë, ju mund të merrni sodë buke (të tretur në një gotë ujë)!
Mund t’ju interesojë gjithashtu: Ja si mund ta përdorni sodën e bukës në përditshmërinë tuaj
Soda e bukës ngre nivelin e pH, ndalon përparimin e dëmtimit të veshkave dhe tretësira që bëhet me sode buke dhe ujë krijon një anti-acid të fuqishëm!
- Si ta përdorni sodën e bukës, për veshkat:
1. Ditën e parë, merrni 1/2 lugë çaji sodë buke nën gjuhën tuaj.
2. Të nesërmen, kombinoni 1/2 lugë çaji sode buke dhe 1/2 lugë çaji kripë në 1.5 litra ujë.
3. Pijeni për 2-3 ditë.
Inflamacioni i veshkave mund të parandalohet gjithashtu nga soda e bukës. Kjo është e mundur për shkak të reagimit kimik që ndodh, e kufizimit të prodhimit të amoniakut në veshka.
Megjithatë soda e bukës nuk klasifikohet si ilaç, ndaj para se të vetëdiagnostikoheni apo të merrni në dorë kurimin tuaj, këshillohuni me mjekun.