MENU
klinika

5 ushqimet më të mira

Si të shmangim rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit

04.11.2019 - 12:38

Tetori është muaji i ndërgjegjëssimit për kancerin e gjirit.

Të gjithë jemi koshient që për të mbajtur larg këtë sëmundje, veç të tjerash , është shumë i rëdësishëm një rregjim i shëndetshëm ushqimor.

Se cilat janë këto ushqime lexoni më poshtë:

1. Perimet krucifere
Perimet e familjes së lakrës përmbajnë fitonutrientë që ndalojnë formimin e qelizave kancerogjene e parandalojnë përhapjen e kancerit. Gjithashtu, këta fitonutrientë ndryshon metabolizmin e estrogjenit, në mënyrë që trupi juaj të prodhojë një formë të estrogjenit, e cila nuk çon në kancer gjiri.

2. Peshkqit me yndyrë
Gratë që marrin suplemente të vajit të peshku kanë një rrezik 32% më të ulët të zhvillimit të kancerit të gjirit, në krahasim me gratë që nuk marrin vaj peshku, ose që nuk konsumojnë peshq të yndyrosur, kjo sipas një studimi nga revista Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention. Peshku me yndyrë (ngjala, salmoni, toni etj) përmbajnë acide yndyrore omega-3, që mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup. Studiuesit besojnë se inflamacioni kronik mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Megjithatë ekspertët rekomandojnë gjithmonë marrjen e këtyre acideve nga burimi i parë (peshku) e jo suplementet.

3. Vaj ulliri
Vaji i ullirit është i pasur me fitonutrientë dhe antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun, përfshirë “squalenin” që pengon rritjen e tumoreve. Yndyrnat e pangopura nuk oksidohen në trup. Oksidimi, është një proces që rrit rrezikun e kancerit dhe prodhon kimikate të quajtura radikale të lira.

4. Patate të ëmbla
Perimet me ngjyrë portokalli janë burimet kryesore të karotenoideve. Patatet e ëmbla, janë të pasura me një karotenoid specifik të quajtur beta-carotene. Një studim i The Journal of the National Cancer Institute raportoi se gratë me nivelet më të larta të beta-karotenit në gjakun e tyre, kishin një rrezik 17% më të ulët të zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit të gjirit. Teoria është se karotenoidet kanë komponime që ndihmojnë në rregullimin e rritjes, riparimit dhe mbrojtjes së qelizave.

5. Domate
Domatet janë të pasura me likopene, një antioksidant i fuqishëm që u jep domateve ngjyrën e kuqe. Këto enzima parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene duke na mbrojtur nga kanceri i gjirit.