MENU
klinika

Bombardimi dhe pasojat

Si u dorëzua qyteti i Tivarit?

02.11.2019 - 07:53

Ndërkohë bombardimi i Tivarit nuk kishte të ndalur ku pasojat ishin të mëdha në objekte dhe në popullsinë e cila ishte e vendosur në Kala.

Në rrethimin dhe luftën për pushtimin e Tivarit kanë marrë pjesë pothuaj të gjitha batalionet e Malit të Zi (rreth 20), përveç atyre qe kanë siguruar pozitat kufitare.

Artileria ka qenë e përbërë nga 4 topa rus e 6 topa turq dhe 8 të tjerë më të vegjël. Topat e malazezëve kanë gjuajtur ditën dhe natën duke shkatërruar e djegur shtëpitë në qytet, ndërsa bedenet iu kanë përballuar goditjeve. Ishte kjo një luftë e paparë deri atëherë ne keto regjione.

Sipas disa të dhënave para rrethimit të Tivarit qyteti në Kala kishte 3000 banorë, ndërsa në Tivarin Poshtë 5000 banorë.

Por, me të filluar lufta u krijua një situatë dekompozuese e popullsisë, sepse të friguar nga fillimi i luftës për të gjetur shpëtimin e vet në qytet u vendosën edhe popullsi nga rrethina e ngushtë.

Banorëve të Tivarit iu kanë ardhur në ndihmë, mërkotas, ulqinakë e shkodranë.

Këtij numri duhet shtuar edhe 2800 ushtarë andaj llogaritet se numri i i banorëve në Kala të Tivarit arriti në rreth 8000 banorë.

Së bashku më banorët në kala ishin kryetari i qytetit Ibrahim Begu e po ashtu edhe Shaban Begu e Selim Beg Bushati.

Pas rezistencës dy mujore, humbjeve të mëdha në njerëz (250 banorë dhe 1400 ushtarë), mungesës së ushqimit dhe shkatërrimit të ujësjellesit, Ibrahim Begu pranoj dorëzimin e qytetit, përfaqësuesit të Principatës së Malit të Zi me datën 8 janar 1878, duke nënshkruar aktin përkatës.
/ Nga Nail Draga