MENU
klinika

Gazetat franceze

Si u përcoll Nëna mbretëreshë, 85 vjet më parë në Tiranë

25.11.2019 - 16:42

       Nga Aurenc Bebja

Sadije Toptani, nëna e Ahmet Zogut, e njohur ndryshe si nëna mbretëreshë e Shqipërisë, u nda nga jeta të dielën e 25 nëntorit 1934. Shtypi francez i kohës i ka kushtuar vëmendje kësaj ngjarje të dhimbshme.

“Le Matin”, në ballinën e saj, dhe “Le Journal”, në faqen n°3, i kanë dedikuar një shkrim, të hënën e 26 nëntorit, ku mësojmë kështu edhe shkakun e vdekjes, ndërsa “Excelsior”, të dielën e 2 dhjetorit 1934, në faqen n°6, ka përcjellë ceremoninë mortore nëpërmjet fotografive.

Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë këto informacione për publikun shqiptar :

Londër, 25 nëntor. – Mësuam sonte vdekjen, në Tiranë, të mbretëreshës Sadije, nënës mbretëreshë të Shqipërisë.

E lindur 58 vjet më parë, tek Toptanët në Tiranë, ajo u martua me Xhemal Pashë Zogun në moshën 15 vjeçare. Lindi dhjetë fëmijë, shtatë prej të cilëve jetuan, gjashtë vajza dhe një djalë. Djali, i lindur në 1895, u shpall mbret i Shqipërisë, në vitin 1928, nën emrin e Zogut I.

Menjëherë pas kurorëzimit të Zogut, Asambleja Kushtetuese i dha mbretëreshës Sadije titullin e Nënës Mbretëreshë. — (Journal).

Në të djathtë, mbreti Zog, motrat e tij dhe anëtarët e qeverisë duke shoqëruar nënën mbretëreshë Sadije në shtëpinë e saj të fundit.

https://www.darsiani.com/la-gazette/85-vite-me-pare-u-nda-nga-jeta-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-shkrimet-dhe-fotografite-ekskluzive-te-varrimit-te-saj-ne-gazetat-franceze

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’tha për kërkesën për azil dhe Shqipërinë?

“Populli do ta bëjë detyrën…”, Mbreti Zog përballë 40 gazetarëve

“Si u ngatërrua çlirimi, me lirinë individuale dhe atë të vendit”

“Zogu merrte ajkën…” Qëndrimi i Isuf Kalos për Mbretin Zog


Misteret e emërimit dhe shkarkimit në janar ‘82

Fakti që s’e kemi ditur: Kadri Hazbiu 15 ditë kryeministër

Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë

Historia e panjohur e Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri

“Tereza e Bekuar e Kalkutës”

27 vite nga vdekja e Shën Nënë Terezës