MENU
klinika

"Artisti dhuron shpirtin"

Sislej Xhafa mbështet Galerinë Kombëtare Kosovë

15.11.2019 - 15:50

       Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, është mbajtur sot, konferenca gjatë të cilës artisti Xhafa, i dhuroi veprën “Pavijoni Klandestin, 1997”, një ndër veprat e tij më të rëndësishme, raporton KultPlus.

Sislej Xhafa, është një nga artistët bashkohorë më të njohur – ai përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecies, si dhe prezantoi vitin e kaluar, njërën prej ekspozitave më të përfolura.

Së fundmi, ai vendosi t’ia dhurojë këtë vepër Galerisë Kombëtare, për ta pasuruar koleksionin prej më shumë se 900 vepra artistike.
“Artisti Xhafa, ka vendosur që njërën nga veprat më të rëndësishme, e sipas kritikëve të artit, e cilësuar si më e rëndësishmja e tij, t’ia gjejë shtëpinë në Galerinë Kombëtare”, – u shpreh Agani-Bunjaku, drejtore pranë Galerisë.

“Unë kam bashkëpunuar me Sislejn në Galeri dhe në ekspozitën në vitin 2018, mandej në përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e 57-të Venedik, ky bashkëpunim ka qenë kthesë e madhe në karrierën time” potencoi Agani-Bunjaku.

Artisti Sislej Xhafa, gjithashtu u shpreh i lumtur që arriti ta pasurojë fondin e Galerisë së Arteve. Ai foli për përvojën e tij si artist, që nga studimet në Firencë, deri te përfaqësimi i Kosovës në Bienale.

Duke folur për ekspozitën e vitit të kaluar, Xhafa tha, se pret që situata të ndryshojë dhe të përmirësohen kushtet e artistëve.
“Këtu jam rritur, këtu kam luajtur si fëmijë dhe me kënaqësi kontribuoj për një institucion si Galeria Kombëtare, që më ka përkrahur çdoherë”.

I pyetur për ekspozitën e vitit të kaluar, Xhafa tha se i mori me sportivitet kritikat për ekspozitën.

“Arti është ndjenjë. Natyrisht, mund të pëlqehet ose jo, por në thelb, janë ndjenjat që artisti i shpreh. Arti krijon mbresa të paharruara, unë uroj që gradualisht situata e artistëve të përmirësohet, sepse rruga e artsitit është e gjatë dhe shpeshherë e varfër” – theksoi ai, duke përfunduar. “Uroj të vijnë njerëz që do t’ju shërbejnë artistëve dhe t’i përkrahin ata dhe institucionet artistike, që të kenë hapësirat dinjitoze për t’i shfaqur krijimet e tyre”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në ekspozitën e artistit në Prishtinë

Në dashuri me lopët e Xhafës


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen