MENU
klinika

Çmime nën petkun e errësirës

Skandal në teatrin Migjeni, Shkodra fik dritat gjatë vlerësimit

03.11.2019 - 20:10

Teatri “Migjeni” në Shkodër u vlerësua sot me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti, Ilir Meta, në 70-vjetorin e themelimit të tij si teatër profesionist.

Gjatë ceremonisë së dhënies së titujve si, “Kalores i Urdhrit të Flamurit” dhe “Mjeshtër i Madh” për disa emra të shquar të skenës shkodrane dhe shqiptare ne teatrin “Migjeni” ndodhi një incident, duke u ndërprerë të paktën për 7 apo 8 minuta energjia elektrike.

Nga skena drejtorja e teatrit Migjeni, Rita Gjeka tha se e ka dërguar shkresën tek OSHEE.

Por drejtues të OSHEE, shprehen se nuk ka patur asnjë njoftim nga Teatri dhe asnjë shkresë për të marrë masa apo për te dërguar punonjësit ne dispozicion.