MENU
klinika

Në Itali: Pranë Shqipërinë

Solidarizimi, tifozët grekë me flamurin shqiptar

30.11.2019 - 21:41

Tifozë grekë me flamur shqiptar! Po, e vërtetë! Pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe herë-herë edhe urrejtje, në raste katastrofash njerëzit tregohen human dhe solidarë.

Kjo ka ndodhur me Greqinë, e cila që në momentet e para ka ndihmuar vendin tonë për të përballuar pasojat e pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Tashmë në rrjetet sociale shumë klube sporti greke janë solidarizuar me dhimbjen e shqiptarëve, por që tifozët grekë të shpalosnin një flamur shqiptar, nuk pritej.

Tifozët e ekipit të basketbollit AEK, në ndeshjen e tyre të sotme ndaj Prometeus në kampionat, kanë shpalosur një banderolë gjigante që i kushtohej Shqipërisë, duke hapur mbi të edhe flamurin kuqezi.

konica sportkonica sport mobile

“Lutuni për Shqipërinë. Solidarizohemi me popullin shqiptar”, ishte mesazhi i grupimit “Original 21”, që nuk ka ngurruar ta shpalosë me krenari këtë baner gjatë gjithë ndeshjes duke i kushtuar edhe kore e duartrokitje të gjatë Shqipërisë. 

Ndërsa në Itali, në takimin mes Genoas dhe Torinos, tifozët vendas shpalosën një banderolë ku shkruhej: “Pranë popullit shqiptar”.

Një banderolë të ngjashme, e hapën edhe tifozët në takimin e Serie B, mes Crotones dhe Citadelas. Krahas shumë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali, të shumtë janë edhe italianët që janë prekur e solidarizuar me pasojat e tërmetit në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN