MENU
klinika

Vendimi për të taksuar 100% produktet e importuara

Sot, një vit që kur Kosova doli kundër Serbisë e Bosnjës

21.11.2019 - 08:35

Më 21 nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim që produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja të taksohen 100%.

Propozimi erdhi nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ky vendim i qeverisë kosovare erdhi vetëm një ditë pasi vendi dështoi të anëtarësohej në Interpool për shkak të fushatës së egër serbe kundër Kosovës.Kryeministri Ramush Haradinaj e mbështeti nismën duke thënë se ajo do të mbetet deri në reflektimin e Beogradit dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Serbët filluan me protesta e që u pasua me dorëheqjet e kryetarëve të komunave serbe.

Liderët botërorë bënë thirrje që taksa të hiqet, ose në rastin më të mirë, siç propozonte SHBA, të pezullohej.

Presidenti Hashim Thaçi që fillimisht deklaroi se taksa nuk duhej të mbahej, por që më vonë ndryshoi qëndrim.

Kryetari i Kuvendit dhe njëherit i PDK-së, Kadri Veseli, në verën e këtij viti nga SHBA deklaroi se taksa duhej të pezullohej pasi rrezikonte miqësinë me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

E gjitha kulmoi me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.